Savic – Milan, ky është lajmi i fundit nga Italia

10:30 | 05 Janar 2019

Milan ka marrë lajmin e keq nga agjenti i Sergej Milinkovic-Savic.

Agjenti i mesfushorit serb, Sergej Milinkovic-Savic, ka thënë se lojtari është shumë i lumtur në Lazio, dhe se ai nuk do të largohet nga Roma në afatin kalimtar të janarit.

Milinkovic-Savic është lidhur disa herë me një largim të mundshëm nga Lazio në drejtim të Real Madridit, Manchester Unitedit, Juventusit dhe Milanit.

“Sergej është shumë, shumë i lumtur në Lazio”, ka thënë agjenti, Mateja Kezman, transmeton Express.

“Ai ka treguar se sa shumë e do klubin dhe fansat pasi vendosi qëndrimin, pavarësisht shumë ofertave për të”.

“Njerëzit shpesh harrojnë se ai nuk është sulmues. Puna e tij nuk është shënimi i golave. Ai bën shumë për ekipin gjatë lojës”.

“Ai nuk do të largohet nga Lazio në këtë muaj, kjo është qind për qind e qartë”.

23-vjeçari në këtë stinor ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim në 22 paraqitje të këtij stinori.

Komento: