SBASHK kërkon të tërhiqet Projektligji i Pagave: Ta ndihmojmë ushtrinë e Kosovës

15:46 | 19 December 2018

Republika e Kosovës të premten e 14 dhjetorit është bërë me ushtri.

SBASHK-u përmes një deklarate për media ka kërkuar tërheqjen e Projektligjit për Pagat dhe që buxheti prej dhjetëra milionë eurosh shtesë që duhen për Ligjin e Pagave të dedikohen për ushtrinë e Kosovës për të blerë një pjesë të mjeteve të domosdoshme.

“Kështu djelmoshat e vashat në uniforma të ushtrisë sonë do të ndiheshin krenar me këtë përkrahje e po ashtu edhe miqtë do të vlerësonin shumë ketë gjest dhe do të thoshin se ja populli i Kosovës nuk po pret vetëm nga të tjerët, po edhe vetë e brenda mundësive po ndihmon ushtrinë e shtetit të tyre”, thuhet në deklaratë.

SBASHK-u kërkon që për një vit të mos ketë ngritje pagash që nga presidenti e deri te njeriu i fundit që merr pagë nga buxheti i Kosovës, në shërbim e në përkrahje konkrete të ushtrisë së Kosovës.

“Projektligji i pagave i kthyer në kabinetin e ministrit Yagcilar në pjesën e parë të vitit 2019 do të korrigjohej duke dëgjuar zërin e arsyes së palëve të interesuara do të bëhej ligj që vërtetë do të bënte nivelizim pagash e jo siç është ky versioni aktual që për dikë është nënë e për dikë njerkë”, përfundon deklarata e SBASHK-ut.

Komento: