SBASHK: Nagavci nuk ka lëvizur nga qëndrimet e saj

21:08 | 04 December 2024
sbashk:-nagavci-nuk-ka-levizur-nga-qendrimet-e-saj

Anëtarja e kryesisë së SBASHK-ut, Hanife Salihu ka kritikuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci për mos shqyrtim të kërkesave të tyre.

“Ka qenë takim jashtëzakonisht i shkurtër por edhe nuk ka rezultuar asnjë shqyrtim i kërkesave tona, për ta mirëkuptuar së paku situatën dhe për të marrë hapa të mëtutjeshëm për realizimin e tyre. Nuk ka lëvizur në asnjë moment ministrja nga qëndrimet e saja tashmë të ditura publikisht”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se kërkesat e tyre paraqiten tash e dy vjet, dhe i ka quajtur si të domosdoshme për rritjen e nivelit të arsimit e dinjitetin e mirëqenies së mësimdhënësve.

“Realizimi i kontratës kolektive shkon me hapa pas hapi, nuk realizohet menjëherë me një shumë të madhe. Kontratat kolektive po të ishin realizuar me kohë, as komuna e as qeveria nuk do ta kishte vënë në pah mungesën e mjeteve”, ka thënë Salihu, për RTK.

SBASHK protestoi sot duke kërkuar nënshkrim të kontratës kolektive, rritje të pagave, të nisë dialogu social e të këtë përmirësim të kushteve në arsim.

Komento: