SBASHK-u deklarohet për grevën dy javësh

09:10 | 25 Janar 2019

Dy javë nga greva në arsim, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë (SBASHK), nuk tërhiqet nga kërkesat e tyre dhe janë të gatshëm të vazhdojnë edhe më tutje grevën.

SBASHK-u, ka hyrë sot në ditën e tyre të dhjetë të grevës.

Ky vendim i tyre për mosmbajtje të procesit mësimor nga mësimdhënësit, erdhi pasi sipas tyre Qeveria e Kosovës nuk ka zbatuar marrëveshjen e nënshkruar mes Kryeministrit Ramush Haradinaj, Kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe SBASHK-ut.

Mësimdhënësit thonë se ky veprim i tyre s’do të ndryshojë deri në plotësimin e kërkesave për pngritjen e koeficientit për mësimdhënësit në projektligjin për pagat.

Qeveria e Kosovës së fundi dha vendimin ku iu kishte ngritur pagat e mësimdhënësve, por këta të fundit e cilësuan si një ofertë të papranueshme për ta.

Në anën tjetër , kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklruar se të gjitha orët e humbura do të kompensohen gjatë verës, përderisa në SBAShK thonë se kjo nuk do të ndodhë.

Komento: