Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kosovës (SBASHK), ka demantuar kryeparlamentarin Kadri Veselin dhe kryeministrin Ramush Haradinajn se nuk kanë arritur marrëveshje që mësimi të nis të hënën.
Përfaqësues nga SBASHK kanë demantuar kryetarin e kuvendit Veselin dhe kryeministrin Haradinaj se kanë arritur marrëveshje që mësimi të filloj të hënën.
Kështu tha Vjollca Shala nënëkryetare e SBASHK-ut për Gazetën Express
“Për momentin ende nuk kemi arritur marrëveshje, por jemi në bisedime. Në momentin që arrihet marrëveshja atëherë SBASHK-u del me komunikatë. Këshillin drejtues si organi më i lartë i SBASHK-ut vendos për hapat e mëtejshëm”, tha Shal.
Tha se nuk e di arsyen pse qeveritarët e kanë publikuar se është arritur marrëveshja.
“Nuk e di pse e kanë publikuar se është arritur marrëveshja, nuk është arrit ende”, tha ajo.