SBASHK-u demanton Haradinajn e Veselin, të hënën mësimi…. – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

SBASHK-u demanton Haradinajn e Veselin, të hënën mësimi….

10:23 | 01 Shkurt 2019

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kosovës (SBASHK), ka demantuar kryeparlamentarin Kadri Veselin dhe kryeministrin Ramush Haradinajn se nuk kanë arritur marrëveshje që mësimi të nis të hënën.

Përfaqësues nga SBASHK kanë demantuar kryetarin e kuvendit Veselin dhe kryeministrin Haradinaj se kanë arritur marrëveshje që mësimi të filloj të hënën.

Kështu tha Vjollca Shala nënëkryetare e SBASHK-ut për Gazetën Express

“Për momentin ende nuk kemi arritur marrëveshje, por jemi në bisedime. Në momentin që arrihet marrëveshja atëherë SBASHK-u del me komunikatë. Këshillin drejtues si organi më i lartë i SBASHK-ut vendos për hapat e mëtejshëm”, tha Shal.

Tha se nuk e di arsyen pse qeveritarët e kanë publikuar se është arritur marrëveshja.

“Nuk e di pse e kanë publikuar se është arritur marrëveshja, nuk është arrit ende”, tha ajo.

Komento: