SBAShK-u dorëzon sot në Kuvend nënshkrimet për skemat pensionale

07:51 | 30 Shtator 2024
sbashk-u-dorezon-sot-ne-kuvend-nenshkrimet-per-skemat-pensionale

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës sot do të dorëzojë në kuvend nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës qytetare për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

Në njoftimin e SBAShK-ut thuhet se në lidhje me këtë nismë, janë mbledhur mbi 20 mijë nënshkrime, përcjell Klankosova.tv.

“Ju informojmë se të hënën, më 30 shtator, në orën 10 e 30, do të jemi te Parlamenti i Kosovës për t’ia dorëzuar në mënyrë solemne 20.458 nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës qytetare për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L- 248, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në njoftimin e SBAShK-ut.

Komento: