SBASHK-u i bie pishman! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

SBASHK-u i bie pishman!

10:01 | 13 Shkurt 2019

Drejtuesit e SBASHK-ut i kanë rënë pishman.

Gati dy javë pas ndërprerjes së grevës sindikalistët e arsimit i kanë rënë pishman për marrëveshjen e arritur me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj për rritjen e koeficienteve të pagave.

Një pjesë e mësimdhënësve po vazhdon të jetë e pakënaqur me miratimin e Ligjit të Pagave, i cili parasheh edhe rritje të koeficientit deri gati në 20 për qind për ta.

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala, ka thënë për gazetën “Zëri” se mësimdhënësit vazhdojnë të jenë të pakënaqur me rritjen e koeficientit që u është bërë.

Pavarësisht pakënaqësive, pezullimi i grevës pa u plotësuar kërkesat e mësimdhënësve, sipas Shalës, është bërë për shkak se oferta që u ishte bërë atyre kishte qenë më e mira që kishin marrë.

“Ne nuk jemi të kënaqur me arritjet, pasi SBASHK-u ka kërkuar që të bëhet rritja e koeficientit për 30 për qind për të gjitha nivelet, mirëpo përgjatë kohës sa ishim në grevë meqë u ofrua edhe oferta e dytë, ajo ishte arritja më e lartë e mundshme në atë kohë.

Komento: