Kompensimi i orëve të humbura po vazhdon të kundërshtohet nga SBASHK-u.
Nga Sindikata thonë se besojnë që Gjykata do të vendosë në favor të tyre.
Nëpër korridoret e shkollës “Sami Frashëri” në Prishtinë nuk u panë nxënësit gjatë së shtunës.
Klasat ishin të zbrazëta, për dallim nga disa komuna të tjera ku mësimi u mbajt.
Gjatë kësaj të shtune u kompensuan disa orë në disa komuna, nga ato që ishin humbur në janar.
Drejtori i shkollës thotë ta ketë dëgjuar vendimin e MASHT-it për kompensimin e orëve, vetëm përmes mediave.
E ndaj këtij vendimi, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkëncës dhe Kulturës kishte ngritur një padi për ta shtyer ekzekutimin e tij.
Por Gjykata Themelore në Prishtinë e cilësoi atë si të pabazuar.
Por ky vendim i Gjykatës s’i dëshpëroi zyrtarët nga Sindikata e Arsimit.
Madje Jasharaj shprehet optimist për vendimin final.
Kryetari i SBASHK’ut, krahas kësaj, shprehet se çfarëdo vendimi që merr Gjykata ata do ta zbatojnë. Ai kritikoi drejtorët e shkollave të cilët sipas tij obliguan mësimdhënësit t’i zëvendësojnë këto orë javët që kaluan.