SBASHK-u merr këtë vendim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

SBASHK-u merr këtë vendim

14:44 | 21 Janar 2019

Në arsimin kosovar ende është duke vazhduar greva.

Në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës janë mbledhur Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ndërsa temë kryesore do të jetë greva.

Ky takim vjen pas fillimit të javës së dytë të vazhdimit të grevës nga ana e tyre, por edhe pas refuzimit të ofertës që mbrëmë kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj u bëri mësimdhënësve për ngritjen e pagave.

Mbledhja po udhëhiqet nga kryetari SBASHKU-t Rrahman Jashari, i cili sot për Indeksonline edhe një herë e potencoi që nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre, deri në realizimin e saj.

Komento: