SBASHK-u në përkujtimin e 80-vjetorit të çlirimit të kampit të Auschwitz-it

16:38 | 27 January 2025
sbashk-u-ne-perkujtimin-e-80-vjetorit-te-clirimit-te-kampit-te-auschwitz-it

Përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) kanë marrë pjesë në aktivitetet përkujtimore të organizuara me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të kampit famëkeq nazist të Auschwitz-it.

Në këtë ngjarje, ku u bashkuan liderë shtetërorë, veprimtarë dhe sindikalistë nga e gjithë bota, SBASHK-u, së bashku me sindikata simotra nga Ballkani dhe Evropa, ka nderuar kujtimin për miliona viktima dhe ka riafirmuar angazhimin për bashkëpunim sindikal në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve të arsimit, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë konferencës dhe takimeve të mbajtura, përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë theksuar rëndësinë e solidaritetit global përballë sfidave që përjetojnë sindikatat sot.

Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti përkujtues kanë vizitituar lagjen e vjetër hebraike në Kazimierz, duke përfshirë sinagogën më të vjetër në Poloni dhe një nga ndërtesat më të rëndësishme fetare hebraike në Evropë.

E përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe gjithë sindikatave të arsimit nga e tërë bota do të jenë pjesë e Konferencës përkujtuese me moton “Kujtimi jemi ne”.

Komento: