SBASHK-u në takim urgjent, ky është vendimi për grevën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

SBASHK-u në takim urgjent, ky është vendimi për grevën

16:40 | 30 Janar 2019

Për vazhdimin e grevës që aktualisht është duke vazhduar në vend nga kategori të ndryshme të shoqërisë, është pajtuar edhe njëherë Këshilli i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj u ka bërë thirrje institucioneve që të tërhiqen nga Projektligji i pagave.

“I drejtohemi institucioneve, pra kryeministrit, deputetëve, kryeparlamentarit, që Projektligji të ndryshohet ose të tërhiqet nga Kuvendi”, ka thënë kryetari i SBASHK-ut.

Në lidhje me kërkesat e SBASHK-ut ka folur edhe menaxheri i financave në SBASHK, Ymer Ymeri.
Ai tha se ose duhet të ngritën koeficientet, ose të tërhiqet Ligji.

“Janë dy mundësi: ose të tërhiqet projektligji dhe të qetësohet situata aktuale, ose që deputetët në seancë ta bëjnë një ngritje të koeficienteve, zgjidhje tjetër nuk ka”, ka thënë Ymeri.

Ndryshe greva në arsim po vazhdon edhe në javën e tretë.

Komento: