Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) do të protestojë sot para Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një konferencë për media një ditë më parë tha se nëse Qeveria dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk reflektojnë mbi kërkesat e tyre, do të hyjnë në grevë të përgjithshme.
Siç ka bërë të ditur kjo sindikatë tubimi i të gjithë protestuesve bëhet në oborrin e Bibliotekës Kombëtare nga ora 12:30 deri në orën 12:45.
Marshimi drejt MASHTI-të fillon nga ora 12:50.
”Ora 13:00 deri në orën 13:30 fjalime dhe shpalosja e kërkesave të anëtarësisë para ndërtesës së MASHTI-t dhe kërkesa që disa përfaqësues t’i pret në takim, ministrja Nagavci.
“Ora 13:30 vazhdon marshimi rrugës buzë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, deri te sheshi “Ibrahim Rugova”.
Protesta vazhdon para ndërtesës së Qeverisë deri në orën 15:00.
Ata janë të pakënaqur me pagat dhe mungesën e kontratës kolektive.