SBASHK-u thotë se sot s’pati mësim: Ose të gjendet zgjidhje ose njëjtë ndodhë edhe të shtunave tjera

20:16 | 15 Tetor 2022

SBASHK-u thotë se sot s’pati mësim.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka lëshuar njoftim në lidhje me ditën e sotme, e cila ndonëse ditë vikendi parashihej që nga ministria të kishte mësim, shkaku i kompensimit të orëve të humbura të grevës.

SBASHK me anë të një komunikate për media ka thënë se dita e sotme është ditë e humbur e mësimit, shkruan lajmi.

Tutje, kjo sindikatë ka thënë se 70% e institucioneve të arsimit fillor e të mesëm të ulët nuk kanë punuar.

“MAShTI mund të jap shifra e deklarime, por realiteti në terren flet se në 70 % të institucioneve të arsimit fillor e të mesëm të ulët këtë të shtunë nuk është mbajtur fare mësimi, kurse në pjesën tjetër numri i nxënësve ishte tepër i vogël dhe prandaj edhe aty nuk mund të thuhet se ka pasur proces mësimor. Kjo është vlerësuar në takimin e jashtëzakonshëm që SBASHK-u ka mbajtur me kryetarët e nivelit komunal sindikal të cilët kanë raportuar lidhur me gjendjen e sotme në komunat e tyre”, thuhet në komunikatë.

SBAShK-u po ashtu ka theksuar se, në vend se të vazhdojë me presionet e me dërgimin e inspektorëve nëpër shkolla, MAShTI duhet të mendoj pa ngarkesa dhe që në fillim të javës që po vjen të mbaj takim urgjent me përfaqësues të Asociacionit të Komunave, të Kolegjiumit të DKA-ve, të Këshillit të Prindërve dhe të SBASHK-ut për të bërë përpjekje të përbashkëta dhe për të arritur marrëveshje të pranueshme lidhur me orët e humbura në grevë.

“Nëse nuk veprohet kështu , atëherë do të kemi situatë të njëjtë edhe në të shtunat tjera e aq më shumë edhe në ditët e rregullta të punës procesi mësimor nuk do të ketë rrjedhë të mbarë nga debatet që do të zhvillohen lidhur me çështjen e orëve e ditëve të humbura në grevë”, thuhet në njoftim.

Komento: