Gazetari hulumtues, Visar Duriqi ka komentuar shtesat e ndara nga Qeveria për fëmijët dhe pensionistët.
Duriqi i ftuar në “Adresa” të Kanal10 tha se nuk duhet bërë shaka me nga 100 euro pasi hallet nëpër familje janë të ndryshme.
E aq më pak, kur sipas tij ndërlidhen me shëndetësi.
“Sa i përket pjesës së buxhetit nga përvoja personale edhe e njerëzve them që shumë e rëndë është situata në shëndetësi. Nuk bën me lujt hajgare me këto 100 euro, qysh ka thanë Murati, kur fondi i sigurimeve shëndetësore është në minus. Njerëzit kanë familjarë të sëmurë”, tha ai. /Gazeta10/