Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, foli për stadiumin e ri të Rossonerëve
Ai pranon se Milani duhet të ndërtojë një “shtëpi” të re, e jo të rinovohet “San Siro” përcjell ORAinfo.
“Jam më nostalgjik për një AC Milan më të mirë sesa për San Siro. Nëse do të ndërtojmë stadiumin e ri në një tokë publike, stadiumi do të të mbetet publik, është një pasojë e natyrshme .
“Nuk ka problem për ne .Synimi ynë është të ndërtojmë stadiumin më të mirë në botë në Milano. Është e pamundur të ripërtërihet San Siro ”
“Interi dhe ne duhet të luajmë larg Milanit për tre vitet e ardhshme dhe kjo është e papranueshme, prandaj nuk mund ta rinovojmë stadiumin, jemi të hapur për ndërtimin e një stadiumi të ri së bashku me Interin” ka përfunduar presidenti i Milanit./ORAinfo/