Scaroni merr vendim të papritur

10:12 | 10 Korrik 2019

Paolo Scaroni, ka sugjeruar që Milan të ia mohojë Atalantës mundësinë për të luajtur ndeshjet e Ligës së Kampionëve në San Siro.

Kërkesa e Atalanta vjen pasi stadiumi i tyre është duke u rinovuar, Milan nuk po merr pjesë në garën evropiane këtë sezon dhe se ekziston distanca minimale ndërmjet dy klubeve, përcell ORAinfo.

“Nuk kam dëgjuar nga kryetari i bashkisë, do të mendojmë për gjërat”, u tha gazetarëve Scaroni.

“Ne do të marrim parasysh mendimet e tifozëve tanë, të cilët kanë vuajtur tashmë me ne, duke mos shkuar në Ligën e Evropës.

“Stadiumi i takon jo vetëm klubit por edhe tifozëve”.

Kuptohet vetëm Presidenti i Rossonerëve duhet të japë miratimin e tij pasi Interi i ka dhënë tashmë atë aprovim./ORAinfo/

Komento: