Schalke – Bayern Munchen, befasi në formacionet zyrtare

14:55 | 24 Janar 2021

Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen Schalke – Bayern Munchen.

Schalke do të ndeshet me Bayern Munchen në kuadër të xhiros së 18-të të Bundesligës.

Bayern Munchen mban pozitën e parë katër pikë më shumë se përcjellësi i dytë RB Leipzig, me gjithsej 39 pikë.

“Bavarezët” kanë katër fitore dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Schalke po përjeton formën më të dobët në Bundesligë, ata gjenden ne pozitën e fundit me vetëm shtatë pikë.

Ata kanë katër humbje dhe një fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Për Bayern nuk do paraqitet Tolisso dhe Zirkee. Ndërsa për Schakle mungon Bentaleb, Boujellab dhe Sane.

Formacionet zyrtare të klubeve.

Bayern Munchen: Neuer, Sule, Kimmich, Gnabry, Leëandoëski, Sane, Boateng, Goretzka, Davies, Muller, Alaba.

Schalke: Fahrmann, Kabak, Nastasic, Oczipka, Becker, Serdar, Stambouli, Raman, Uth, Harit, Hoppe.

Komento: