Wagner ka arritur marrëveshjen me Schalke.
Ish-trajneri i Huddersfield, David Wagner ka arritur marrëveshjen me Schalke 04.
Kishte ditë që përflitej për emërimin e gjermanit te klubi i Bundesliga-s që ka zhvilluar një tjetër sezon të dobët.
Tashmë mesa duket është vendosur, Sky Sport e quan të mbyllur dhe ai pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme.
Wagner është larguar nga Huddersfield gjatë fazës së parë të sezonit një vit pasi e ngjiti klubin në Premier League.