Schmeichel e quan të padrejtë vendimin e UEFA-s

14:11 | 13 Qershor 2021

Schmeichel: Vendimi i UEFA-s ishte me të vërtetë qesharak.

Legjenda e Danimarkës, Peter Schmeichel, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të UEFA-s, që skuadrat të riktheheshin në fushë, pas asaj që i ndodhi Christian Eriksenit.

Babai i portierit aktual, Kasper Schmeichel, ka thënë se vendimi ishte qesharak, pasi lojtarët e kishin të pamundur të luanin, pas asaj që ndodhi, ku Eriksen pësoi atak kardiak.

“Vendimi i UEFA-s ishte me të vërtetë qesharak. Ishte diçka e tmerrshme që UEFA i kërkoi lojtarëve të dilnin dje në fushë, ose sot në 12 të mesditës. Ishin këto dy alternativat që u dhanë. UEFA bëri diçka qesharake, të kishte gjetur një zgjidhje tjetër. Rezultati nuk ishte i drejtë.

Lojtarët do të luanin vetëm nëse Christian do të ishte gjallë, prandaj kontaktuan me atë.”, tha Schmeichel.

Komento: