Schneider: Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën s’është e pakufizuar

11:24 | 08 December 2022

Nëse kriza e fundit në Kosovë në lidhje me targat kërcënon paqen dhe stabilitetin, dhe duket se po, SHBA-të do të ndërhyjnë për të zgjidhur këtë çështje, ka thënë Mary Kate Schneider, drejtore e departamentit të studimeve globale në Universitetin Loyola në Maryland, për Ballkanin Perëndimor.

Ajo theksoi se mbështetja amerikane për Prishtinën nuk është e pakufizuar, dhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë, ajo thekson se është e ndërlikuar dhe e definuar ende nga vitet e Sllobodan Millosheviqit.

Sipas vlerësimit të saj, pranimi i qeverisë së Kosovës për shtyrjen e dënimit të qytetarëve me targa të lëshuara nga Serbia vetëm me kërkesë të ambasadorit amerikan tregon se SHBA-të janë ende një lojtar i fortë në Ballkanin Perëndimor dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor janë, duke iu përgjigjur shqetësimeve të Shteteve të Bashkuara.

“Nëse SHBA shpreh shqetësimin për diçka, vendet e Ballkanit Perëndimor e dëgjojnë. Së dyti, kjo na tregon se Shtetet e Bashkuara po i përgjigjen Ballkanit Perëndimor dhe mbeten thellësisht të përkushtuara për stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë në rajon, kështu që nëse ka është një kërcënim për këtë stabilitet, SHBA-të do të veprojnë”, thotë Schneider, për Euronews Serbi.

Komento: