Motorët e BE-së, Scholz e Macron arrijnë në Tiranë – presidenti francez s’flet për Kosovën.
Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë kanë arritur edhe dy udhëheqësit europianë, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Kancelari gjerman nuk u ndal për deklaratë në media, veçse përshëndeti nikoqirin Edi Rama, raporton Gazeta Express.
Ndërkaq, Macron para mediave ndërkombëtare u prononcua në frëngjisht, derisa për ato rajonale tha se është i lumtur që po merr pjesë në këtë samit meqë “miku im Rama më ka ftuar”.
Duke thënë se mban mot i mirë sot në Tiranë, Macron refuzoi të përgjigjet në disa pyetje që lidheshin me Kosovën.