Schumacher dërgohet në Majorka, në vilën e Perez.
Pas një qëndrimi gjashtë vjeçar në Zvicër, Michael Schumacher, i cili është i pa levizshëm dhe komunikon vetëm me sytë pas aksidentit të tmerrshëm në vitin 2013, do të lëvizë në Majorka, në villën e presidentit të Real Madrid, Florentino Perez.
Gruaja e tij, Corina Schumacher, për një shumë prej 30 milionë euro ka blerë vilën e bukur, që deri para pak ditësh ishte në pronësi të Perez, përcjell lajmi net.
Kjo ndërtesë mbulon një sipërfaqe prej 15,000 metra katrorë, dhe posedon të gjitha ato që nevojiten.
“Po, është e vërtetë që Michael Schumacher do të vijë në vendin tonë,” konfirmoi Katja Ruar, kryebashkiaku i Majorka.
Michael Schumacher njihet si një nga shoferët më të mirë që ka pasur Formula 1 gjatë historisë