Është në gjendje kome që gjashtë vite, legjenda Schumacher do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni.
Kanë kaluar gjashtë vite kur legjenda e Formula 1, Michael Schumacher pësoi një aksident duke skijuar.
Që nga ajo kohë Schumacher ka qëndruar në gjendje kome dhe shumë pak janë dhënë detaje për gjendjen e tij.
Së fundmi është raportuar nga familja që legjenda gjermane do të kryej një tjetër operacion.
Michael Schumacher do të kryejë një operacion të qelizave burimore brenda disa ditësh për të rigjeneruar sistemin e tij nervor gjashtë vite pas goditjes së fuqishme.
Doktori i famshëm Philippe Menasche do të jetë përgjegjës i këtij operacioni të Schumacher.
Sipas Menasche, qëllimi i operacionit është që të rigjenerohet sistemi nervor i Michael.
51-vjeçari ka qenë superior në Formula 1, pasi numëron shtatë tituj të kampionit në këtë garë.
Gjermani ka qenë një adhurues i madh i skijimit dhe pikërisht duke skijuar kishte pësuar aksidentin e rëndë që po e mbanë të shtrirë tani e gjashtë vite.