Scott: Me marrëveshjen Kosovë-Serbi do të dihet saktë ku është kufiri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Scott: Me marrëveshjen Kosovë-Serbi do të dihet saktë ku është kufiri

10:27 | 01 Shkurt 2019

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka thënë se me marrëveshjen Kosovë-Serbi do të dihet saktë ku është kufiri.

Scott, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të dihet se ku është kufiri, ku është Serbia e ku është Kosova.
Këto deklarata Scott i ka bërë në një intervistë në emisionin e mëngjesit në Tv Prva, duke shtuar se vija e kufirit ndërmjet dy shteteve duhet të jetë e qartë.

“Është e qartë që kufijtë duhet të jenë të qartë, ky është një element i marrëveshjes gjithëpërfshirëse, përveç çështjes së menaxhimit të burimeve, të drejtave të komunitetit serb, çështjes së pagesave, personave të humbur dhe krimeve të luftës”, ka thënë ambasadori amerikan.

Sipas tij një gjë duhet ditur qartë, se ku është Serbia dhe ku është Kosova.

“Harta e Serbisë në SHBA dhe harta e Serbisë në Serbi janë të ndryshme”, ka potencuar Kyle Scott, transmeton Gazeta Express.

Ndër të tjera në këtë intervistë Scott ka folur edhe për shkëmbimin e letrave ndërmjet Aleksander Vuçiqit dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

“Pajtohem plotësisht me Vuçiqin, është e rëndësishme që të dy palët t’i kthehen dialogut prej të cilit do të vijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, është shprehur Scott.

Ai gjithashtu ka cekur se taksa e vendosur nga Qeveria e Ramush Haradinajnt ndaj produkteve serbe është një pengesë për vazhdimin e dialogut.

Sipas ambasadorit amerikan në Beograd, çfarëdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kërkon kompromis nga të dyja palët.

“Kjo marrëveshje nuk mund të imponohet nga jashtë, duhet të jetë një marrëveshje që është e qëndrueshme dhe e realizueshme, jo vetëm në letër, por që duhet realizuar. Ne nuk mund të bëjmë një marrëveshje që në interesit ë Serbisë dhe të Kosovës të arrijë një marrëveshje. Ata duhet të kthehen në dialog, dhe mendoj se vërtetë duan të vazhdojnë dialogun”, ka thënë ndër të tjera ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.

Komento: