S’dihet nëse do të ketë ndonjë dëshmitar që do të dëshmojë në sallën e gjyqit në rastin ndaj Thaçit dhe tjerëve kundër administrimit të drejtësisë

08:05 | 02 Prill 2026
s’dihet-nese-do-te-kete-ndonje-deshmitar-qe-do-te-deshmoje-ne-sallen-e-gjyqit-ne-rastin-ndaj-thacit-dhe-tjereve-kunder-administrimit-te-drejtesise

Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë dëshmitar që do të dëshmojë gojarisht në sallën e gjyqit.

Të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtjes, do të kërkohet që të pranohen me shkrim, përveç dëshmitarit 01 për të cilin ende nuk ka vendim lidhur me atë që të dëshmojë ngjashëm sipas Rregullës 153, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në sallën e gjyqit u tha që nuk ka ndonjë dëshmitar që do të dëshmojë në javën që fillon më 7 prill, por janë rezervuara datat 14 dhe 15 prill në rast që rrëzohet mocioni për këtë dëshmitar.

Pra, edhe mbajtja e këtyre seancave do të varet nga rezultati i vendimit në këtë mocion.

Një ndër urdhrat që u dha në sallën e gjyqit, ishte që mbrojtja e Thaçit të dorëzojë kërkesa që lidhen me Rregullën 149 deri nesër pasdite.

Sipas gjyqtarit Christoph Gosnell, kërkesa duhet të përfshijë një shpjegim se pse kërkesa nuk është dorëzuar deri sot që sipas gjykatës ky është afat do duhej respektuar.

Mbrojtja e Kilajt, avokati Joe Holmes tha se disa nga dëshmitarët e tyre do të vjnë që të dëshmojnë për karakterin e klientit të tij dhe jo për veprimet e të akuzuarit.

Me kaq përfundoi konferenca e sotme, kurse e radhës mund të mbahet më 14 prill.

Komento: