S’dorëzohet Fiorentina, pas Ribery nis misionin për transferimin e Susos

19:43 | 21 Gusht 2019

Pasi prezantoi ish-anësorin e Bayern Munich, Franck Ribery, gjiganti italian, Fiorentina tani ka kthyer vëmendjen e tyre drejt Suso dhe sulmuesit të Sassuolo, Domenico Berardi.

Sipas Gazzetta dello Sport, Viola janë ende në treg për të forcuar skuadrën e tyre përpara sezonit të ardhshëm dhe e kanë identifikuar dyshen Suso-Berardi, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse Fiorentina do të arrijë të bëjë marrëveshje për dyshen para se të kalojë afati i transferimeve.

Nga ana tjetër, Milan ka bërë të ditur se ka vendosur që Suson mos ta shes gjatë kësaj vere. /ORAinfo/

Komento: