S’dorëzohet Milan, e dëshiron këtë sulmues në janar

17:11 | 13 Nëntor 2022

Hakim Ziyech vazhdon të jetë në listën e dëshirave të Milan.

Ziyech nuk po arrin të gjejë hapësirat e nevojshme te Chelsea, por disponimi i tij është rritur me ftesën për Kupën e Botës.

Milan vazhdon ta përcjell me vëmendje lojtarin. Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Milan planifikojnë të bëjnë tjetër lëvizje për lojtarin, tani në merkaton e janarit.

Ziyech është prioriteti i ‘Rossoneri’ për të përforcuar fazën ofensive të klubit.

Marokeni pritet t’i kushtojë Milanit më pak sesa 20 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse kësaj radhe Milani do të arrijë ta finalizojë me sukses operacionin.

Komento: