S’dorëzohet Milan, fiton në udhëtim ndaj Sassuolo

17:06 | 20 Dhjetor 2020

AC Milani ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim të Sassuolo.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli ka fituar me rezultat të ngushtë 1 – 2.

Rafael Leao qysh pas gjashtë sekondave zhbllokoi rezultatin, goli i cili tani është më i shpejti në histori të Seria A.

Saelemaekers dyfishojë shifrat në minutën e 26-të pas asistimit të Hernandezit.

Kurse, e tëra që arritën të bënin vendasit, ishte goli i nderit që e shënoi Berardi, një minutë para kohës së rregullt (89′).

Me këtë fitore, Milani qëndron në kreun e tabelës me 31 pikë, derisa Sassuolo mban vendin e gjashtë me 23 sosh.

Komento: