S’dorëzohet Milan, këmbëngul në transferimin e yllit argjintinas

14:48 | 06 Gusht 2019

Angel Correa gjatë verës pritet të largohet nga Atletico Madrid.

Sipas Sky Italia, vullneti i ylli argjentinas mbetet i qartë pasi ai dëshiron të largohet nga Atletico Madrid dhe të transferohet në Milan këtë verë, përcjell ORAinfo.

Edhe pse ditë me parë mediat në Itali dhe Spanje raportuan se gjithçka ishte kryer, dhe lojtari pritej të nisej drejt ‘San Siros’, tani duket se negociatat po dëshmojnë të jenë goxha të ndërlikuara.

Të dy klubet nuk kanë arritur ende një marrëveshje mbi shpërblimet.

Megjithëse ‘Kuq e Ziinjtë’ nuk kanë hequr ende dorë, duke shpresuar se vullneti i lojtarit për tu transferuar në Milan, mund t’i ndihmojë ata arritjen e një marrëveshje. /ORAinfo/

Komento: