S’dorëzohet Milan, këmbëngulë në transferimin e yllit që shkëlqeu në Bundeligë

15:03 | 04 Qershor 2022

AC Milan po ëndërron të nënshkruajë me Christopher Nkunku nga RB Leipzig, por kjo nuk do të jetë një ndjekje e lehtë.

Mesfushori sulmues pati një sezon të mrekullueshëm me skuadrën e Bundesligës, duke grumbulluar 35 gola dhe 20 asistime në 51 paraqitje për ta, dhe TMW raporton se ai është emri i madh që pronarët e rinj të kuqezinjve mund të përpiqen të nënshkruajnë për të përforcuar repartin sulmues, përcjell ORAinfo.

Nuk është një operacion i lehtë, duke qenë se Barcelona dhe PSG janë pas tij dhe kanë kohë që e ndjekin, por Milani do të provojë me RedBird në krye.

Kontaktet me Leipzigun janë intensifikuar, por do të duhen shumë para për ta marrë atë.

Mund të kërkojë një sakrificë të rëndë si Rafael Leao për ta financuar atë, por për momentin mbetet më shumë një ëndërr e tregut.

Me dialogët në vazhdim duket se Milani është i gatshëm të ofroj goxha para për ta sjell lojtarin në ‘San Siro’. /ORAinfo/

Komento: