‘S’e meritonte’, banorët komentojnë largimin në 3:00 të mëngjesit të Albës nga BBVK

16:18 | 07 Shkurt 2026

Alba i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova.

Njoftimi zyrtar u lexua nga Hygerta, duke bërë me dije se Alba doli nga shtëpia që në orën 03:00 të mëngjesit.

“Vëllai i Madh” i uroi asaj suksese në vazhdimësi.

Largimi i saj ka nxitur diskutime të menjëhershme mes banorëve, të cilët e vlerësuan lart lojën e saj.

Londrimi u shpreh se Alba e meritonte një dalje më ndryshe, duke e cilësuar atë si një lojtare që ka dhënë shumë për shtëpinë.

Suanita komentoi se Alba “doli keq” pas gjithë atij angazhimi në lojë, ndërsa Aurora deklaroi bindshëm se ajo e meritonte të ishte pjesë e finales.

Komento: