S’e respektoi vendimin për mbyllje, gjobitet biznesi në Skënderaj

17:09 | 02 Prill 2020

Është gjobitur me 200 euro një biznes në Skënderaj.

Një biznes në Skënderaj e pësoi që nuk iu përmbajti masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ai u gjobit me 200 euro pasi nuk e mbylli biznesin e tij.

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ka publikuar gjobën në Facebook duke paralajmëruar të gjitha bizneset që nuk respektojnë vendimet.

“200 euro gjobë për biznesin që nuk respektoi vendimin dhe urdhëresat për mbylljen e bizneseve deri në një vendim tjetër. T’i përmbahemi vendimeve e urdhëresave në fuqi, të kontribuojmë secili nga ne në parandalimin e infeksionit COVID-19”, ka shkruar ai.

Komento: