Ajo së shpejti do të sjellë në jetë bebin e saj të parë.
Reperja e njohur Gjira Kajtazi e cila prej kohësh jeton në Gjermani, së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të parë e një vogëlushi.
Bukuroshja herë pas here ndan momente nga përditshmëria e saj me ndjekësit në llogarinë në Instagram dhe kësaj here ka vendosur të bëjë publike surprizën që mikeshat i kanë bërë në prag të lindjes.
Nga imazhet e postuara mund të themi se një festë e madhe është organizuar para pak orësh në shtëpinë e këngëtares.
Ajo çka bie në sy menjëherë është ngjyra blu e cila simbolizon edhe gjininë e foshnjës që Gjira pritet të sjellë në jetë.
Tollumbace, arusha, tortë, dhurata…të gjitha këto kanë krijuar një atmosferë shumë të këndshme!
“Mikeshat e mia më njohin mua shumë mirë. Faleminderit për këtë surprizë të bukur”, mbishkruan Kajtazi e cila me siguri është kënaqur shumë.
Fundja kush nuk do gëzohej pas gjithë asaj surprize fantastike!