Së shpejti do të bëhet nënë, Almeda merr një vendim të papritur

23:49 | 16 March 2019

Almeda së shpejti do të bëhet nënë.

Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman janë ndër çiftet më të pëlqyer dhe të komentuar të showbizit.

Çifti momentalisht janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, që siç kanë zbuluar kohë më parë do të jetë djalë, të cilin kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin, Efehan.

27 vjeçarja tani është në muajin e 8 të shtatzanisë dhe si duket nuk e ka ndërmend të organizojë një “Beaby Shover”, shkruan rtv21.tv

Siç raportohet në mediat Turke, për Almedën çdo ditë e kësaj periudhe është si një ditë feste. Të pyetur nga gazetarët se a do të hapin ndonjë llogari në rrjetet sociale me emrin e fëmijës së tyre, ata janë shprehur se nuk e kanë menduar këtë.

Bukuroshja shqiptare dhe aktori i njohur turk deri tani në rrjetet sociale kanë publikuar detaje të bukura të kësaj pritjeje të ëmbël. Almeda e aktori 37 vjeçar pritet të bëhen prindër në muajin Prill.

Komento: