Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për instalimin e teknologjive të reja në lagjet e kryeqytetit, të cilat lidhen me sinjalistikën dixhitale të sistemit “Prishtina Parking”.
Rama ka theksuar se së shpejti tabelat dixhitale do të ofrojnë informacion në kohë reale për vendet e lira të parkimit, duke eliminuar nevojën për xhiro të gjata në kërkim të një vendparkimi.