Së shpejti po vjen bebi,Fahriye dhe Kemaili zbulojnë emrin e djalit

16:29 | 02 March 2019

Janë çifti më i përfolur i show bizit.

Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen po presin me padurim të bëhen prindër për herë të parë.

Jo më larg se dje, çifti i njohurni aktorëve turq bënë të ditur se fëmija i tyre pritet të lindë në datën 10 prill.

Ata janë të martuar prej dy vitesh dhe fëmija i tyre i parë, do të jetë djalë.

Ditën e sotme akktorja e njohur ka zbuluar edhe emrin që do t’i vendosin vogëlushit.

“Duke të të pritur ty ëngjëlli im Karan”, shkruan Evcen në foton e publikuar në Instastory, duke bërë kështu publik emrin.

Mediat turke kanë raportuar se shtatzënia e Evcen ka qenë disi problematike në muajt e fundit, pasi vetëm një javë më parë aktorja u shtrua me urgjencë në spital.

Fatmirësisht, bebushi dhe mami gëzojnë shëndet të plotë dhe mezi presin ta njohin njëri-tjetritn.

Komento: