Së shpejti pritet shpallja e fituesit, mbeten edhe 2 kuti për t’u numëruar

09:00 | 02 July 2019

Mbeten edhe 2 kuti për t’u numëruar në Tiranë, së shpejti pritet shpallja e fituesit

Vetëm pas numërimit të dy kutive të fundit, pritet të shpallet fituesi i zgjedhjeve në Tiranë.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga numërimi i 917 kutive nga 919 që janë në total në Tiranë, rezulton se, Erion Veliaj ka marrë 151. 824 vota, ndërsa, Arben Skenderaj ka marrë 9. 337 vota.

Vetëm dy kuti kanë mbetur të pa numëruara në Tiranë, proces që pritet të mbarojë së shpejti, raporton TCH.

Komento: