Së shpejti sjellin projektin e ri muzikor nga Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Lumi B

13:24 | 17 Qershor 2020

Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Lumi B së shpejti sjellin projektin e ri muzikor.

Hiti i kësaj vere siç duket pritet të prezantohet së shpejti para publikut.

Fjala është për një bashkëpunim të këngëtarëve të njohur të skenës shqiptare: Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Lumi B.

Telegrafi mëson nga burime të sigurta se të njëjtit kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Marrë parasysh eksperiencën e tyre dhe projektet që treshja kanë sjell deri më tani, kënga e re e tyre nuk ka dyshim se do jetë një mega-hit.

Ndërkaq, artistja e njohur tashmë numëron duete të shumta me reperin Lumi B, e po ashtu edhe me reperin Vula.

“Tonight” dhe “Got Ur Back” janë dy nga hitet e njohura të Ledrit dhe Dafinës, teksa kjo e fundit ka edhe disa projekte të suksesshme me Lumi B përfshirë këtu, “Rude Girl”, “Kalon”, “Lule Lule”, “Na” etj.

Komento: