Së shpjeti dasëm, Luana dhe Krenari po martohen

14:15 | 19 Janar 2020

Si duket së shpejti do të kemi dasëm të madhe.

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj kanë planifikuar të martohen brenda këtij viti!

“Panorama” shkruan se moderatorja ka planifikuar dasmë brenda vitit 2020.

Lidhur me këtë lajm super të rëndësishëm, Luana nuk ka konfirmuar asgjë konkretisht edhe pse gjatë një bisede me moderatoren Amarda Toska, ajo tha se vitin tjetër mund të martohet.

“Mos e vri mendjen se vitin tjetër do mart….vetë”, tha Luana pa përfunduar fjalinë në emisionin e saj “Shiko kush Luan”.

Nuk dihet nëse moderatorja ka bërë shaka, apo përgatitjet kanë kohë që kanë nisur.

Luana Vjollca, prej vitesh është në një lidhje me Krenar Çoçajn, me të cilin ishte me pushime së fundi në Dubai.

Komento: