Seanca e radhës për vrasjen e policit Muhamet Lika mbahet në shtator

18:45 | 23 Korrik 2026
seanca-e-radhes-per-vrasjen-e-policit-muhamet-lika-mbahet-ne-shtator

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka filluar shqyrtimi gjyqësor ndaj 6 të pandehurve, Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamant Gashi të cilët prokuroria i akuzon se në bashkëveprim me miturin R.B kanë privuar nga jeta Rreshterin, Muhamet Lika më 1 prill të vitit 2025 në Kaçanik.

Ata akuzohen se kanë kryer veprën vrasje e rënd dhe dhënia e ndihmës kryerësve. Të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave që u vihen nga ana e prokurorit.

Në këtë seancë janë dëgjuar dy dëshmitarë, kurse seanca e radhës është pritet të mbahet me 16 shtator të këtij viti.

Komento: