Seanca e së enjtes/ A do të jetë kandidat për Kryesues të Kuvendit Komunal? Flet Fehmi Kupina

19:33 | 13 Mars 2024
seanca-e-se-enjtes/-a-do-te-jete-kandidat-per-kryesues-te-kuvendit-komunal?-flet-fehmi-kupina

Më 27 shkurt është shkarkuar kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovi nga radhët e LDK-së.

Kjo erdhi pas prishjes së koalicionit në mes Lidhjes Demokratike dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Në media është raportuar se Kuvendi i Prishtinës do të mblidhet të enjten ku pritet të rizgjidhet si kryesues, Fehmi Kupina.

I kontaktuar nga Front Online, Kupina nuk e ka mohuar as pohuar këtë lajm.

I pyetur se nëse partitë do ta propozojnë si kryesues si do jetë vendimi i tij, Kupina nuk dha qëndrim.

 “Nuk e di ku po i merrni këto informata, unë nuk i kam dëgjuar. Nëse më propozojnë këtu ndryshon muhabeti, por nuk kam qëndrim momentalisht lidhur me këtë gjë”, u shpreh Kupina për Front Online.

Fehmi Kupina nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal më 8 qershor pati njoftuar për dorëheqjen e tij.

Ai ishte deklaruar si kryesues i pavarur.

“Unë jam anëtar i pavarur i kryeqytetit dhe nuk do ti përkas asnjë partie apo grupi politik. Mandatin tim si kryesues i Kuvendit dhe si anëtar i pavarur do ta ushtroj në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe do të jem besnik i secilit votues dhe qytetari të Prishtinës”, ka thënë Kupina. 

Ndryshe, më 8 shkurt është prishur koalicioni qeverisës ndërmjet Lidhjes Demokratike dhe Partisë Demokratike në Prishtinë.

 

 

Komento: