Përfundon seanca ndaj Dibran Hoxhës, pritet t’i caktohet masa e paraburgimit.
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën është mbajtur seanca ndaj Dibran Hoxhës i njohur me nofkën “Kobra” dhe pesë të tjerëve të dyshuar për rastin e vrasjes së shtetasit të Shqipërisë, të martën në Prizren.
Prokuroria Themelore në Prizren, të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dorëzuar kërkesën për caktimin e paraburgimit për Dibran Hoxhën.
E njëjta pritet të ndërmirret nga gjykata brenda të mërkurës së katër janarit.
Dibran Hoxha po dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulimi me prova, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.
Ndryshe, të martën e 3 janarit një shtetas i Shqipërisë ka mbetur i vrarë, pasi dyshohet se u plagos nga Dibran Hoxha, në oborrin e lokalit “Kobra City”, që është pronë e Hoxhës.
Konflikti dyshohet se nisi për shkak të një fature, kurse gjuajtjes me armë i parapriu një rrahje mes të dyja palëve. Dibran Hoxha dhe pesë persona të tjerë për orë të tëra janë marrë në pyetje në stacionin e Policisë në Prizren.