Seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve përfundon, dëshmitari i pestë do vazhdojë dëshminë edhe në seancën e radhës

17:17 | 18 May 2023

Përfundon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmitari i pestë do vazhdojë dëshminë edhe në seancën e radhës.

Seanca e së enjtes në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi ka përfunduar. Dëshmitari i pestë do të vazhdojë dëshminë e tij edhe në seancën e radhës.

Dëgjimi i këtij dëshmitari, pas pushimit të drekës është bërë në sesion privat, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fund të seancës, mbrojtësi i Veselit, avokati Ben Emmerson ka thënë se tërhiqet nga kërkesa e tij që të lëshohet urdhër ndaj Prokurorisë lidhur me listën e fakteve të gjykuara.

Ndërkaq, trupi gjykues ka aprovuar kërkesën e mbrojtësit të Thaçit, avokatit Luka Mishetiq, për shtimin e numrit të fjalëve në përgjigjen për kërkesën e Prokurorisë për Dastid Pallaskën, nga 6 mijë në 7 mijë fjalë.

Komento: