
Ndërpritet seanca, Konjufca i çon deputetët në pushim njëorësh.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka ndërpreë seancën e Kuvendit pasi opozita bllokoi foltoren raporton Gazeta Express.
Konjufca ka thënë se do të ketë një orë pushim dhe do të diskutojë me shefat e grupeve parlamentare.
“Meqë një pjesë e opozitës po e bllokon seancën, po e marrim edhe një orë pushim dhe po vazhdoj mos po muj me gjetë kompromis në zyrën time me kryetarët e grupeve” , ka thënë Konjufca.
Opozita kanë kërkuar nga Kurti që t’i takojë sot veteranët e luftës dhe të ndërpritet seanca.