
Seanca e Kuvendit të Kosovës të enjten ka nisur me një minutë heshtje nga deputetët për të nderuar kolonelin Ahmet Krasniqi në 25-vjetorin e rënies së tij.
Në mbrëmjen e 21 shtatorit, 25 vjet më parë, u vra në Tiranë komandanti i parë i Forcave të Armatosura të Kosovës, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi.
Ai u vra në mes të Tiranës, në përpjekjet e tij titanike për t’i unifikuar forcat shqiptare kundrejt dhunës, vrasjeve dhe krimeve makabre, deri në përmasën e gjenocidit, të cilin Serbia po e ushtronte ndaj shqiptarëve të Kosovës.