Seanca për Epopenë e UÇK-së: Kurti s’e përshëndet Osmanin, Haxhiu e Konjufca po

10:25 | 05 Mars 2026
seanca-per-epopene-e-uck-se:-kurti-s’e-pershendet-osmanin,-haxhiu-e-konjufca-po

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, bashkë me mysafirë të shumtë, janë mbledhur në sallë për seancën solemne për Epopenë e UÇK-së.

Në sallë prezente është edhe Presidentja Vjosa Osmani.

Pas saj hyri edhe kryeministri Albin Kurti, por ky i fundit nuk e përshëndeti të paren e shtetit.

Për dallim nga ai, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe ministri i Jashtëm, njëherësh kandidat për president nga LVV-ja, Glauk Konjufca, ia shtrënguan dorën asaj.

Komento: