
Në seancën që pritet të nis në orën 20:30, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i propozojë dy kandidate për presidente të vendit. Feride Rushiti, e cila është themeluese dhe drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Hatixhe Hoxhën, ish- kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare 2021 nga Vetëvendosja, pjesë e kësaj partie nga viti 2010.
Në njoftimin e Albulena Haxhiut për seancën e sotme, ajo i ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë. Akoma nuk ka ndonjë reagim nga opozita nëse do të marrin pjesë në seancë apo do ta bojktojnë njësoj si atë të sotmen në orën 17:00.