Seancë e jashtëzakonshme, në ora 19:00 pritet votimi i Vjosa Osmanin Kryeparlamentare

18:43 | 03 Shkurt 2020

Pas pak pritet votimi i Vjosa Osmanit për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Nga ora 19:00 do të mbahet edhe një seancë e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet për Vjosa Osmanin në pozitën e kryeparlamentares.

Kjo seancë vjen pasi që paraprakisht është bërë votimi i qeverisë së re me kryeministër Albin Kurtin, me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Merret vesh se seanca do të fillojë në ora 19:00, derisa nuk dihet nëse opozita do të marrë pjesë. Paraprakisht partitë opozitare kanë dalë nga seanca kur u bë votimi qeverisë së re.

Komento: