Seedorf shokon : Do të doja të isha si ky trajner

12:00 | 10 Dhjetor 2018

Ish-ylli i Milanit, Clarence Seedorf foli për Pressing, në Canale 5 për betejat e ish-shokut të tij, Filippo Inzaghi, i cili nuk po kalon në formë të mirë momentalisht.

“Do të doja të isha aq me fat sa edhe ai. Ai vazhdon të humbasë lojërat, por ai nuk shkarkohet “, tha ish-ylli i Ajax dhe e i Real Madridit.

Duke folur për përvojën e tij në Milan, Seedord ka një keqardhje të madhe përcjell ORAinfo.

“Ne ishim me fat që u kualifikuam për atë finale në Stamboll, ishim me fat që mundëm PSV në gjysmëfinale. Më vjen keq për La Corunën, mund të kemi fituar trefishtë atë sezon “, ka thënë Seedorf.

Clarence Seedorf ishte një lojtar i madh me Ajaxin, Real Madridin dhe AC Milan, por ai po punon që të bëhet edhe një trajner i madh ./ORAinfo/

Komento: